Ajo është një nga moderatoret e sportit më të njohura të ekranit shqiptar. Në çdo moment, ajo ka dëshmuar se gazetaret sportive mund të jenë po aq të zonja sa kolegët e tyre. Por jo vetëm kaq, pasi ajo herë pas here ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja.
View this post on Instagram
Kujtojmë se disa muaj më parë, Evën e krahasuan me gazetaren e famshme italiane, Diletta Leotta. Në këtë mënyrë, asaj fama i kaloi kufijtë shqiptarë. E tani fansat e huaj do t’i shtohen akoma më shumë, pasi së fundmi ka qenë e ftuar në një nga emisionet më të ndjekura italianët.
E duket se moderatorja shqiptare ka qenë e ftuara e radhës për të folur rreth ngjarjeve më të fundit në sport.
Përveç Evës në emision ishin të ftuar edhe trajeneri i Udineses Luka Goti, ish-mesfushori i Interit, Niko Berti, Diego Armando Maradona Jr dhe Francesco Oppini, një prej komentatorëve sportivë më të ndjekur të momentit.
Duket se Eva përveç sharmit të saj, tërhoqi vëmendjen e teleshikuesve italianë për shkak të harmonisë televizive që kishte me Oppini-n, duke qenë se të dy janë edhe tifozë të Juventusit.