Aksidenti i trafikut i ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Jasiq të Junikut i ka marrë jetën një personi.
Të lidhura
None found
Viktima është Shkëlqim Alaj, banor i Drenocit të Vokshit, bëjnë të ditur burimet.
Sipas konfirmimit të zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ngjarja është regjistruar rreth orës 13:40. Në aksident është përfshirë një katërçikletë.
“Vozitësi i katërçikletës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka thënë Rugova.
