Partizani nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv ndaj Dinamos, duke u mposhtur me shifrat 2-4 në derbi. Pas përfundimit të takimit, trajneri i “Demave të Kuq”, Florin Bratu, foli për mediat.
Të lidhura
None found
“Është e vërtetë që golat i pësojmë shumë lehtë. Në pjesën e parë krijuam dhe humbëm disa mundësi të mira shënimi. Rikuperojmë mirë topin dhe nisim siç duhet kundërsulmet, por më pas pësojmë nga goditjet standarde.
Skuadra ime lufton dhe ka një qasje të mirë në lojë, por sot nuk ishte dita jonë. Nuk është aspak pozitive të pësosh katër gola si ekip pritës. Tani duhet ta analizojmë këtë ndeshje.
Pa dyshim, kemi nevojë të përmirësohemi. Lojtarët e krahut bënë paraqitje të mirë, ndërsa Fadairo shënoi nga linja. Më pëlqeu karakteri që tregoi ekipi im”, u shpreh Bratu.
