Te Milani nuk ka kohë për të humbur, teksa menjëherë pas disfatës me Chelsea mbrëmjen e djeshme vëmendja do të kthehet te Serie A, ku kuqezinjtë do të përballen me Juventusin.
Një sfidë padiskutim shumë e rëndësishme për kampionët e Serie A, të cilët do të kërkojnë fitoren për të mos iu larguar edhë me shumë Napolit dhe Atalantës që udhëheqin kampionatin.
Për këtë përballje Stefano Pioli ka marrë një lajm shumë pozitiv, teksa një prej titullarëve të skuadrës, Theo Hernandez është rikuperuar dhe është stërvitur rregullisht në Milano dhe duket se ka lënë pas dëmtimit, për të qenë në dispozicion të Piolit për sfidën e fundjavës ndaj Juventusit.
Gjithsesi trajneri kuqezi nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarët e krahut të djathtë si Calabria e Florenzi, të cilët pritet të rikthehen vitin e ardhshëm, por edhe Kjaer, në mbrojtje, si dhe Saelemakers e Ibra në mesfushë e sulm. /