Manchester United ka nxjerrë në shitje sulmuesin francez Anthony Martial pasi firmosi zyrtarisht për 83 milionë euro me Jadon Sanchon. Me ardhjen e anglezit sulmuesi francez nuk shihet si i domosdoshëm në Old Treford dhe drejtuesit po planifikojnë të fitojnë disa para prej tij.
Sipas ‘Daily Star’ United është gati të heq dore nga francezi për 50 milionë paund, ndërsa interesimi i parë ka ardhur nga Tottenhan. Që prej vitit 2015 kur 25-vjeçari firmosi me Manchester United ka luajtur në 258 ndeshje, ndërsa ka realizuar 78 gola. Për shkak të një dëmtimi në fundin e sezonit humbi grumbullimin me Francën për në europian, ndërsa ende nuk stërvitet me grupin.
Sakaq nga Italia raportojnë për një interesim të Romës për Mauro Icardin. Ish-kapiteni i Interit ka kaluar një sezon jo pozitiv me Paris SG ku në 28 paraqitje ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 6 asiste. Argjentinasi është një dëshirë e Mourinho-s dhe sipas ‘La Republicca’ gruaja-agjente e futbollistit Ëanda Nara ka bërë kontakte me kompaninë verdhekuqe për të kuptuar mundësitë e transferimit.
Ndërkohë lajme jo të mira për Milanin përsa i përket rinovimeve, arsyeje përse humbën me parametra zero futbollistë si Donnarumma dhe Calhanoglu. Këtë herë është Frenk Kessi, i cili sipas ‘Gazzeta dello Sport’ nuk pranon të rinovojë pa të njëjtën pagë si Ibrahimovic, 7 milionë euro në sezon. Milan deri më tani ka ofruar 6, ndërsa për të interesohet fuqishëm Liverpool, që mendon se mund të zëvendësojë më shumë se denjësisht Winlajdum.