Sot dihet se lojtari me më shumë trofe të fituar në botë është braziliani Dani Alves, i cili mban mbi shpatulla 44 trofe në total.
I dyti pas brazilianit, është ish-shoku i tij i ekipit, Lionel Messi. Argjentinasi renditet i dyti me 41 tituj të fituar, një shifër tepër e lartë dhe jo e pamundur për të zënë vendin e parë.
Në vendin e tretë ndodhet Andres Iniesta dhe ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ndodhet në vendin e 12-të me 32 trofe të fituar, një më pak se suedezi Zlatan Ibrahimovic./ h.ll/albeu.com