Pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Gjeorgji është mbyllur pa gola në “Air Albania”. Kuqezinjtë e tentuan disa herë portën e gjeorgjianëve, por pa rezultat. Kjo sfidë është e rëndësishme pasi mund të sigurojë vendin në kreun e Grupit B1 për kombëtaren tonë.
Për duelin e sotëm, trajneri Sylvinho ka kryer vetëm një zëvendësim në 11-shen e tij, duke hedhur në fushë Hoxhën në vend të Laçit. Në portë sërish vendoset Strakosha, ndërsa në krahët e mbrojtjes janë Hysaj e Mitaj, me qendrën që mbulohet nga Kumbulla e Ismajli.
Para mbrojtjes vendosen Kristjan Asllani e Ylber Ramadani, ndërsa Asani, Hoxha e Bajrami vendosen pas sulmuesit të vetëm, Rei Manaj.