Atalanta ka shkuar me epërsi 2-0 në pushimin mes pjesëve të finales së Ligës së Evropës.
Ndeshja nisi me një tempo të qetë, por që skuadra nga Serie A shpejt i tregoi dhëmbët.
Në minutën e 12-të, Ademola Lookman realizoi për 1-0 nga një asistim i Davide Zappacostas.
Lookman (26’) nuk u ndal me kaq, pasi realizoi edhe të dytin, kur lëshoi një goditje të fuqishme jashtë zonës.
Leverkusen nuk po arrinte të tregonte nga loja e tyre, me dy golat që i tronditën.
Por, merita të mëdha ka edhe mbrojtja e Atalantas, që markonte në çdo hap lojtarët kundërshtarë.
Pjesa e dytë me gjasë do të prodhojë gola, duke parë një lojë tejet dinamike.