Mbyllen në barazim pa gola 45 minutat e para në Hungari – Shqipëri

Ka përfunduar në barazim pa gola pjesa e parë mes Hugarisë dhe Shqipërisë në “Puskas Arena” në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022.

Ndeshja e ka qenë e luftuar në mesfushë duke bërë që asnjë nga skuadrat të mos rrezikojë.

Lajmi i keq për Kombëtaren tonë është largimi i Djimsitit nga fusha e lojës në minutën e 30’për shkak të një dëmtimi në shpatull  në një përplasje me portierin Berisha.

Shpresojmë që ky dëmtim mos të jetë serioz, për ta pasur në fushë në ndeshjen e radhës në “Air Albania” përballë Polonisë. /albeu.com


Shtuar 9.10.2021 21:34