Janë mbyllur 8 sfidat e luajtura për Ligën e Europës, ku spikat humbja në shtëpi e Napolit 1-2 përballë Spartakut të Moskës.
Skuadra e Spaletit kaloi në avantazh që në minutë e parë të takimit me Elmas, por Mario Rui shkatërroi gjithçka duke lënë skuadrën me 10 lojtarë në minutën e 29-të. Në pjesën e dytë, rusët përmbysën gjithçka me Promes dy herë dhe Ignjatov duke marrë tre pikë mjaft të vlefshme në grup.
Në sfidën tjetër të grupit, Legia mposhti 1-0 Lestërin në një sfidë ku vetëm Lirim Kastrati luajti 20 minuta, ndërsa Muçi e Çelhaka qëndruan në stol gjatë gjithë ndeshjes.
Në sfidat e tjera, Lioni mposhti 3-0 në shtëpi Brondbin, ndërsa PSV-ja shkatërroi 1-4 në transfertë Shturmit e Grazit.
REZULTATET
GRUPI A
Lion-Brondbi 0-0
Sparta e Pragës-Rejnxhërs 1-0
Hançko 29′
GRUPI B
Real Sociedad-Monako 1-1
Merino 53′ / Disasi 16′
Shturm Graz-PSV 1-4
Stankoviç 55’/ Sangare 32′ , Zahavi 51′ , Maks 74′, Vertesen 78′
GRUPI C
Napoli-Spartaku i Moskës 2-3
Elmas 1’, Osimhen 90+4’/ Promes 55′, 90′, Ignjatov 81′
Legia-Lestër 1-0
Emreli 31′
GRUPI D
Antverp-Eintraht Frankfurt 0-1
Pacienca 90+1′
Fenerbaçe-Olimpiakos 0-3
Soares 6’, Masuras 63′, 68′