Mbrojtësi i skuadrës turke ndahet nga jeta pas një aksidenti me makinë

Ahmet Çalik, mbrojtësi i skuadrës turke të Süper Lig Konyaspor, humbi jetën në një aksident automobilistik mëngjesin e së martës.

Mbrojtësi 27-vjeçar humbi jetën pasi raportohet se humbi kontrollin e makinës së tij pranë Gölbaşı, në kryeqytetin Ankara.

Djaloshi ka luajtur në total 225 ndeshje si profesionist, ku ka realizuar 8 gola dhe 3 asist./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.01.2022 09:33