Mbrojtësi i Italisë dëshiron Portugalinë në çerek-finale: Më e lehtë ta ndalësh Ronaldon se sa Lukakun

Mbrojtësi italian, Francesco Acerbi beson se më e lehtë është ta ndalësh Cristiano Ronaldon se sa Romelu Lukakun.

Në konferencë pas fitores kundër Austrisë, Acerbi tha se preferon Portugalinë para Belgjikës në çerekfinale.

“Dua Portugalinë në çerekfinale. Unë mendoj se Lukaku është më i vështirë për t’u ndalur. Të dy janë lojtarë të fortë por Lukaku është më i vështirë për t’u ruajtur sepse është më i fortë fizikisht. Ai luan shumë me forcë dhe është një sulmues i vërtetë. Ronaldo është një sulmues i mirë poashtu por më i lehtë për t’u ruajtur”, tha Acerbi.

Sonte në ora 21:00 do të luhet ndeshja mes Portugalisë dhe Belgjikës. Fituesi takohet me Italinë në çerekfinale./


Shtuar 27.06.2021 13:46