Për shkak të dy portierëve me Covid dhe një të dëmtuar, Komoros u detyrua të inkuadronte në portë mbrojtësin e majtë të Ajaccio, Chakes Alhadhur, shok skuadre me mesfushorin shqiptar, Qazim Laci.
Përballja e Kupës së Afrikës me Kamerunin përfundoi me humbjen minimale të Ishujve Komoros, por e pabesueshmja erdhi nga porta, ku mbrojtësi bëri një performacë të shkëlqyer.
Ai ishte një garanci për lojën me këmbë, por ishte fantastik edhe më reflekset e tij me duar. Gjatë takimit ai u duartrokit edhe nga tifozët e pranishëm në stadium. r.t/albeu.com