Mbappe po bëhet gati të largohet nga Franca? Fotoja e artistit në shtëpinë e lojtarit ngre pikëpyetje (FOTO LAJM)

Artisti Ora Ito, një mik personal i Kylian Mbappe, ka postuar të hënën disa foto nga shtëpia e yllit të Paris Saint-Germain në Instagram, duke treguar se lojtari po përgatitet të ndryshojë shtëpinë.

Në njërën prej imazheve, artisti falënderon lojtarin për dhuratën e një fanelle të firmosur, dhe në sfond ka një raft me trofe të paketuar, si dhe kuti kartoni me kopertina gazetash për Mbappe.

Të lidhura

None found

Fotografi bën me dije se 23-vjeçari tashmë po mendon të ndërrojë shtëpinë dhe se po merr me vete sendet e tij me vlerë. Nuk ka dyshim se imazhi i postuar nga Ora Ito është i shtëpisë së Mbappes.

Në foto shihet në mënyrë perfekte Trofeu Kopa që lojtari fitoi në 2018, trofe që e ka vetëm ai pasi për edicionin e dytë të këtij çmimi ndryshuan modelin.

Fotoja e postuar nga artisti, megjithatë, mund të jetë e një viti tjetër, pasi fanella e firmosur është e sezonit 2019/2020, ndonëse në një postim tjetër ai ka postuar një foto me Kupën e Botës dhe një poster të librit komik të yllit, publikuar në tetor 2021.

Ajo që duket e qartë është se e ardhmja e Mbappes do të vendoset së shpejti dhe se francezi do ta shpallë vendimin e tij para fundit të majit.

Ndeshja e fundit e sezonit të PSG-së zhvillohet më 21 maj, pas së cilës Mbappe pritet të shpallë planet e tij për sezonin e ardhshëm.

Edhe pse raportet në Francë nuk kanë përjashtuar një rinovim të kontratës, gjithçka tregon se ai do të përfundojë të luajë për Real Madridin pasi marrëveshja e tij me PSG-në skadon më 30 qershor./ h.ll/albeu.com


Shtuar 3.05.2022 16:05