Mbappe nuk do ta vazhdojë kontratën me PSG

Kylian Mbappe po kërkon largimin nga Franca.

Sipas mediave spanjolle, Mbappe nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën me PSG.

Sulmuesi ka kontratë me gjigantin francez deri më 30 qershor të vitit 2022, dhe raportohet se tashmë i ka komunikuar lajmin drejtuesve se ai nuk do ta rinovojë kontratën me ta.

Francezi është lidhur ngushtë me një kalim te Real Madrid muajt e fundit, dhe thuhet se ai dëshiron tu bashkohet atyre vitin tjetër si futbollist i lirë.

Në anën tjetër ekipi francez është duke bërë maksimumin ta bind yllin e tyre ta vazhdojë kontratën, e për këtë ka transferuar edhe shumë yje në ekip si Georginio Wijnaldum, Sergio Ramos, Achraf Hakimi dhe Gianlugi Donnaruma.

Në rast se Mbappe insiston të mos e vazhdojë kontratën, ka mundësi që ‘Parisienët’ ta shesin atë gjatë kësaj vere në mënyrë që të mos e humbin flas vitin tjetër.


Shtuar 23.07.2021 21:06

Tags: , ,