U ndalua me 5 doza kanabis, policia reagon zyrtarisht për djalin e Azem Hajdarit, bashkë me të u ndaluan dhe 2 persona të tjerë

Djali i vogël i deputetit të ndjerë, Azem Hajdarit, që mban emrin e të atit, është shoqëruar në polici mbrëmjen e sotme, së bashku me 2 persona të tjerë, pasi iu gjet kanabis në makinën me të cilën po udhëtonin.

Policia bën me dije se në polici është shoqëruar drejtuesi i mjetit tip “Audi” H.Gj., 23 vjeç, si dhe Azem Hajdari dhe një vajzë e identifikuar si S.M., 19 vjeçe, të cilët ishin pasagjerë.

“Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.”- njofton policia.

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.


Shtuar 23.07.2021 20:52