Mbappe ka mbi shpatulla deri më tani 201 gola

Kylian Mbappe e nisi vitin 2022 në një mënyrë të ngjashme me atë se si e përfundoi vitin e kaluar kalendarik, pasi ai ka shënuar një hat-trick kundër Vannes në 32 të fundit të Coupe de France, pasi shënoi një dygolësh në raundin e kaluar kundër SC Feignies.

PSG i fitoi të dyja ndeshjet dhe u kualifikua për në fazën e 16-të, ku do të përballet me Nice, ndërsa Mbappe kaloi 200 golat në karrierë. Sulmuesi francez tani ka shënuar 201 gola në 309 ndeshje për Monacon, PSG dhe kombëtaren.

Mbappe shënoi 27 gola në 60 ndeshje ndërsa ishte në Monaco dhe ka gjetur rrjetën 24 herë në 53 duele për Francën dhe me PSG-në 150 gola në 196 ndeshje.

“Kam frikë të mos fitoj, të zhgënjej”, tha Mbappe në një intervistë të fundit me Thierry Henry.

“Dëshira ime është të lë gjurmë”.

Ai me siguri po e bën këtë, pasi vetëm Edinson Cavani (200) dhe Zlatan Ibrahimovic (156) kanë shënuar më shumë herë sesa ka arritur Mbappe si lojtar i PSG (150).

Ndërkohë, asnjë lojtar nuk ka arritur 30 gola në Champions League në moshën e tij dhe është gjithashtu lojtari më i ri që ka shënuar 100 gola në Ligue 1.

Mbappe deri më tani ka shënuar 31 gola në Evropë dhe 116 në ligën e brendshme franceze. Ai gjithashtu ka nevojë për vetëm katër gola të tjerë për të qenë pjesë e 10 golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të Francës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.01.2022 18:21