Trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho ka nisur lëvizjet për skuadrën që do të drejtojë nga sezoni i ardhshëm.
Tentativa e parë duket se do të jetë mesfushori i
Sipas SportItalia, tekniku portugez që u njoftua dje nga klubi ka nisur të kërkojë përforcime në afatin kalimtar veror.
Ndër prioritet është 32-vjeçari i “Djajve të Kuq”, që nuk ka luajtur shumë këtë edicion te klubi anglez.
Për Romën synimi kryesor është rikthimi i shpejtë në Evropë, ndaj edhe Mourinho ka nisur të përgatitet.
Matic ka luajtur nën urdhrat e Mourinhos te Chelsea dhe Manchester United dhe kontrata me klubin anglez i skadon në qershorin e vitit 2023.