Një tifoz është dënuar me dy muaj burg, pasi ka mashtruar në hotel se ishte lojtar i PSG. 28-vjeçari, në dhjetor të vitit 2021, kishte shkuar të shikonte një ndeshje mes të rinjve të kryeqytetasve me Lisieux.
“Ouest-France” raporton se tifozi ishte detyruar të qëndronte dy net në një hotel dhe për të mos paguar vendosi të mashtronte.
Ai u tha se ishte lojtar i PSG dhe duhet të kontaktonin me menaxherin e tij që t’u bënte pagesën. Për momentin mashtrimi i eci.
Gjithsesi më vonë u zbulua gjithçka dhe më 28 prill ai doli para Gjykatës së Krimeve të Lisieux dhe u dënua me dy muaj burg. /h.ll/albeu.com