Një mbrojtës për PSG, Mukiele pritet në mbrëmje të zbarkojë në Paris

Tashmë është e kryer dhe Nordi Mukiele do të jetë lojtari më i ri i PSG-së.

Mbrojtësi do të largohet nga Leipzig për një shumë afër 15 milionë euro dhe do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me klubin kryeqytetas.

I lindur në vitin 1997, Mukiele pritet në mbrëmje në Paris, ku në ditët në vijim duhet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe më pas do të zyrtarizohet.

Pavarësisht përpjekjeve të Chelsea, PSG arriti të fitojë këtë duel me blutë e Londrës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.07.2022 17:43