Mascherano emërohet trajner

Ish-lojtari i Barcelonës, Javier Mascherano do të marrë drejtimin e ekipit tkombëtar të Argjentinës U-20. Sipas AS, ish-mesfushori është zgjedhur për të pasuar Fernando Batista, i cili u largua për të marrë drejtimin e Venezuelës.

Ekipi teknik i Mascheranos do të përbëhet nga Pablo Blanco, trajner fizik dhe ndihmësit Alejandro Sabella dhe Oscar Hernandez Romero. Sfidat e tij të para si trajner do të jenë Kupa e Botës U-20 në Indonezi që do të mbahet në vitin 2023.

Nëse ka rezultate, Mascherano do të ishte edhe trajneri i ekipit olimpik argjentinas për Lojërat Olimpike Paris 2024./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 1.12.2021 14:11