Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që të bashkëpunojë në Kuvend dhe të paraqesë pa vonesë kandidatin e saj për postin e nënkryetarit.
Të lidhura
None found
Sipas Kurtit, funksionimi i institucioneve duhet të jetë prioritet dhe procesi nuk duhet të zvarritet për shkak të procedurave.
“Është e domosdoshme që të punojmë e të mos humbim kohë me procedura e me ndërskamca”, ka deklaruar ai.
Gjatë hyrjes së ekspozesë, Kurti ka folur edhe për procesin në Hagë, duke theksuar se asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë UÇK-në.
Kreu i Qeverisë ka kërkuar nga PDK-ja që të propozojë kandidatin e saj për nënkryetar të Kuvendit dhe të marrë pjesë në veprimtarinë e komisioneve parlamentare.
“E ftoj Partinë Demokratike të Kosovës, që të vijë sa më shpejt ta propozojë edhe ajo kandidatin për nënkryetar të Kuvendit dhe të punojmë bashkë me komisionin parlamentar”, ka thënë Kurti.
Ai ka nënvizuar se, edhe pse Qeveria drejtohet nga Lëvizja Vetëvendosje, shteti dhe Republika nuk janë pronë vetëm e pushtetit, por u përkasin gjithashtu forcave opozitare.
“Qeveria është udhëhequr nga Vetëvendosje, ndërkohë në anën tjetër shteti dhe Republika nuk janë të qeverisë, ato janë edhe të opozitës, e cila do të jetë aktive në Kuvend”, ka deklaruar kryeministri Kurti.
