Humbja në derbin e Italisë gjatë fundjavës ndaj Juventus nuk është pritur mirë nga drejtuesit zikaltër. Kjo humbje ka thelluar më shumë Interin në garën për titull.
Këtë të martë, shkruajnë mediat italiane, mund të ketë një takim kokë më kokë mes drejtuesve të klubit dhe Simone Inzaghit.
Marott thuhet se kërkonë të bëjë të qartë disa gjëra përpara sfidës me Bologna dhe gjithashtu dëshiron që lojtarët dhe trajneri të marrin mesazhin e qartë nga ai. Përpara ndalimit të kampionateve pasi fillon Kupa e Botës, nuk do të tolerohet asnjë hap fals.
Marotta do të kërkojë 6 pikë të plota për dy ndeshjet ndaj Bologna dhe Atalanta. Vendi i parë duke larg, tani ka mbetur vetëm Champions League dhe asnjë gabim nuk duhet të ketë nga Inzaghi pasi mund të jetë fatale për të ardhmen e tij./ h.ll/albeu.com