Rinovimi i Marcelo Brozoviç me Interin ka rezultuar i komplikuar këto kohë pasi mesfushori kroat nuk ka rënë dakort me pagën e ofruar nga drejtuesit zikaltër.
Brozoviç nuk e ka mohuar asnjëherë qëndrimin e tij në shtëpinë zikaltër por kërkesa e tij ka qënë paga.
Interi nga ana tjetër nuk dëshiron të humbasë mesfushorin më të mirë në Itali dhe për këtë gjë Inzaghi i ka kërkuar Marottas të përshpejtojë rinovimin.
Marotta është përgatitur për të bllokuar kroatin në Milano dhe i ka ofruar një pagë prej 6 milion eurosh plus bonuse. Kjo ofertë i përshtatet kërkesave të kroatit dhe kështu Inter është shumë optimist për rinovimin e tij./h.ll/albeu.com