Marotta kërkon të transferojë sulmuesin italian tek Inter

Emri i Lorenzo Insigne është kthyer përsëri një trend tek ekipi zikaltër.

Merkaton e verës Interi tentoi ta sillte në Milano 30-vjeçarin duke i ofruar Napolit Alexis Sanchez dhe 15 milion euro. Këtë herë Interi po punon përsëri për të transferuar Insignen madje që në merkaton e janarit.

Insigne dhe Napoli nuk po gjejnë akordin për të rinovuar kontratën dhe tashmë të dyja palët duken largë njëri tjetrit. Marotta , drejtori sportiv i Inter-it është duke shikuar nga afër situatën e lojtarit me klubin e tij dhe sipas “gazzettadellosport”, Marotta po pret momentin e duhur për të bërë një ofertë e për të sjellë në Milano sulmuesin italian të talentuar./h.ll/abcnews.al

 


Shtuar 9.11.2021 15:42