Marco Reus merr vendimin e papritur për “EURO 2020”

Marco Reus ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian.

Reus ka njoftuar se nuk do të jetë i gatshëm për këtë Evropian, pasi do të punojë në rikuperimin e trupit të tij.

“Unë kam vendosur së bashku me Joachim Low të mos marrim pjesë në Euro. Pas një viti shumë intensiv dhe arritjes së qëllimit tim në Borussia Dortmund, arrita në vendimin për t’i dhënë trupit tim kohë për t’u rikuperuar”, ka thënë ai .

Reprezentuesi gjerman ka shënuar 8 gola në të gjitha ndeshjet me klubin e Dortmundit këtë sezon.

Gjermania ndeshjen e parë në grupimet Euro 2020 do ta luajë ndaj Francës më 15 qershor.

Derisa, një vendim të ngjashëm sikurse Reus, ditë më parë e mori edhe Ter Stegen.

Shtuar 18.05.2021 20:11