Marchisio e telefonon, Pogba përgjigjet: Ok Princ, destinacioni tjetër Torino (FOTO LAJM)

Tifozët e Juventusit ëndërrojnë ta kenë edhe një herë Paul Pogba në Torino, shkruan Albeu.com.

Ashtu si në çdo merklato transferimi, emri i mesfushorit francez është përsëri në modë pranë Torinos.

Allegri do të donte rikthimin e tij dhe lojtari i Manchester United ndez imagjinatën e tifozëve të Juventusit.

Marchisio kishte komentuar në një postim në Instagram te francezi, në të cilin Pogba paraqiti një fushë të veçantë të krijuar me sponsorin e tij teknik Addidas:

“Na duhet edhe një në Torino”, tha Marchisio, ndërsa Pogba më poshtë shtoi: “Ok Princ destinacioni tjetër Torino”, u përgjigj Pogba.

Pesë vjet pas lamtumirës, ​​tifozët vazhdojnë të ëndërrojnë rikthimin e Pogba dhe kjo u jep atyre shpresë të re. /albeu.com/

 

 


Shtuar 9.06.2021 22:31