Meta injoron shkarkimin nga Kuvendi, mbyll mbrëmjen me këngë dibrane (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka injoruar shkarkimin e tij sot nga Kuvendi. Ai ka postuar në Facebook një këngë dibrane të interpretuar nga Kastriot Tusha dhe Arif Vladi dhe shkruan se, nuk mund ta linte pa e ndarë me të gjithë.

“Në çdo hymn, këngë, elegji dhe rapsodi, në vallet, në lojrat e larmishme dhe në kostumet popullore të Dibrës gjendet një thesar unik dhe i jashtëzakonshëm kulturor, ngjyrat e jetës dhe bukuritë natyrore të kësaj treve, me shpirt atdhetar dhe artistik të fuqishëm.

Nuk mund të mos ndaj me të gjithë ju, kënaqësinë që përjetova sot, prezantimin për herë të parë dhe pikërisht në Institucionin e Presidentit të Republikës, të një krijimi artistik tepër të arrirë, “Hymni i Djelmnis Dibrane”, të interpretuar mjeshtërisht nga dy prej korifejve të këngës shqiptare, Kastriot Tusha dhe Arif Vladi, që prezanton denjësisht gjithçka Dibra simbolizon për kombin shqiptar.

Duke ju uruar një natë të qetë ju ftoj ta shijoni këtë këngë kaq të bukur!”, shkruan Meta./albeu.com

Shtuar 9.06.2021 10:06