Mbrojtësi anësor brazilian, Marcelo, pak ditë më parë i dha fund një karriere të gjatë me ekipin e Real Madrid.
Marcelo ka pasur një karrierë të shkëlqyer dhe me shumë trofe të fituar. Sipas “AS”, ekipi i Milanit ka shfaqur interes për brazilianin, duke i ofruar një pagë prej 3 milionë euro në sezon.
Marcelo fitonte te Reali 6 milionë euro në vit dhe sigurish ka refuzuar ofertën e paraqitur nga kampionët e italisë, pasi anësori e ndjenë veten akoma të aftë për të luajtur dhe se nuk e meriton një pagë më të ulët se aktualja.
34-vjeçari do të jetë një lojtar me parametra zero që nga 30 qershori, ku çdo ekip që ka interes për të mund ta tranferojë falas./h.ll/albeu.com