Marcelo mendon për të ardhmen, synon të bëhet president i klubit portugez

E ardhmja e tij ende nuk është shkruar dhe nuk dihet nëse do të qëndrojë në Madrid apo do të fluturojë drejt Shteteve të Bashkuara ku e pret Inter Miami i Beckham!

Po flasim për Braziliani Marcelo, që është gati të investojë në një klub futbolli dhe i ka hapur diskutimet për ta bërë diçka të tillë.

Mediat në Portugali raportojnë se lojtari i Real Madrid ka nisur bisedimet për t’u bërë investitori më i ri te Desportivo de Mafra, që garon në ligën e dytë portugeze.

Marcelo kërkon të zbatojë së bashku me një grup biznesi të njëjtin projekt që ka nisur me Azuriz Futebol në Brazil.

Shtuar 10.06.2021 09:06