Armina i jep fund “gojëve të liga”, shfaqet më e dashuruar se kurrë krah Shkëlzenit (VIDEO)

Pak ditë më parë, Armina Mevlani festoi ditëlindjen e saj të 30-ë, e cila u shoqërua me shumë zhurmë në rrjet. Menjëherë pas festës u aludua se blogerja ishte ndarë nga Shkëlzeni, pasi ky i fundit nuk e uroi (të paktën jo publikisht) dhe as nuk u pa në postimet e saj.

Mirëpo, për t’ua mbyllur gojën të gjithëve, Armina ka publikuar videon më të bukur nga dita e saj speciale. Shihet se Shkëlzeni ka qenë i pranishëm në ditëlindje, e për më tepër çifti shfaqen duke kërcyer të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Në këtë mënyrë, blogerja ka bërë të ditur se ajo dhe Shkëlzeni vazhdojnë të jenë bashkë dhe mes tyre nuk ka ndodhur asnjë “krisje në marrëdhënie”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani)

Shtuar 10.06.2021 09:06