Manuel Neuer rrëfen për herë të parë problemin e tij: Kam kryer tre operacione në fytyrë

Portieri i Bayern Munich dhe Gjermanisë, Manuel Neuer, ka zbuluar se i është nënshtruar tre operacioneve për kancer të lëkurës në fytyrë.

Lojtari 36-vjeçar, i cili është një nga portierët më të mëdhenj në historinë e sportit, tha se historia e tij e kancerit ishte forca shtytëse pas vendimit të tij për t’u bashkuar me kampionen e tre herë të tenisit, Angelique Kerber, për të nisur një trajtim të lëkurës.

Të lidhura

None found

“Ne të dy kemi një histori shumë personale të sëmundjeve të lëkurës. Në rastin e Angelique është hiperpigmentim i lidhur me diellin dhe në rastin tim është kanceri i lëkurës në fytyrën time, të cilën e kam operuar tashmë tre herë”, tha Neuer./ h.ll/albeu.com