Manuel Locatellit i del hapur gënjeshtra e Juventus dhe Milan: Ëndërr fëmijërie (FOTO LAJM)

Lidhja e lojtarëve me fanellën dhe dashuria e shprehur prej tyre në këtë futboll modern nuk është për t’i besuar shumë.

Nga dashuritë e mëdha lindin edhe armiqësitë e të njëjtit nivel. Manuel Locatelli, i dalë nga akademia e Milanit do të zyrtarizohet në ditën e djeshme te Juventusi.

Për të gjithë ata që e kanë ndjekur mesfushorin te kuqezinjtë, e dinë më së miri sesa e ndiente peshën e fanellës ky lojtar, shkruan sportekspres.

“Ishte ëndrra ime e famijërisë. Faleminderit familjes, shokëve dhe të gjithëve. Milanist me shpirt”, ka qenë një prej postimeve të Locatelli në kohën kur bënte pjesë te kuqezinjtë. Por në zyrtarizimin e djeshëm te Juventusi, mesfushori nuk ngurron që të përdor të njëjtat fjalë që sigurisht janë për t’u evituar dhe kanë sjellë shumë reagime: “Juve, historia e dashurisë së madhe. Ishte ëndërra ime e fëmijërisë. Dëshira që kërkova duke shuar çdo qiri. Më në fund Juventus”, shkruan Locatelli. A ka ky mesfushor si ëndërr të fëmijërisë, çdo ekip të madh që firmos?


Shtuar 19.08.2021 17:07