Manchester United nuk mund të pajtohet me Rabiot

Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot ende nuk ka rënë dakord për kushtet e kontratës me Manchester United.

Klubi torinez tashmë ka rënë dakord për shitjen e francezit, por lojtari ende refuzon të nënshkruajë kontratë me Manchester United, sipas insajderit Fabrizio Romano. Për momentin, Djajtë e Kuq nuk po mund t’i ofrojnë mesfushorit 27-vjeçar rrogën që ai kërkon, për këtë arsye negociatat po zvarriten.

Kujtojmë se kostoja e transferimit, nëse realizohet, mund të arrijë në 20 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset. Marrëveshja aktuale e Adrien Rabiot me Juventusin skadon verën e ardhshme. /albeu.com/

Shtuar 16.08.2022 19:26