Berisha: Mësuesit në Shqipëri hiqen nga puna për një status në Facebook

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se në vendin tonë, mësuesit hiqen nga puna për një status në Facebook.

Sipas Berishës, që nga viti 2013, Shqipëria ka 203 mijë nxënës e studentë më pak.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me mësues dhe ekspertë të arsimit parauniversitar për problemet e edukimit, ku shtoi se figura e mësuesit është zhvlërësuar.

“Nga viti 2013 deri sot, ne numërojmë 208 mijë fëmijë, nxënës, studentë më pak në shkollat tona. Kemi një rrokullisje dhe jemi dëshmitar të gjendjes reale të nxënësve tanë, gjendjes ekonomike, familjare të tyre dhe ka një thellim të tmerrshëm midis fshatit dhe qytetit. Kemi një zhvlerëesim, një mospërfillje ndaj figurës së misionarit të këtij procesi, që është mësuesi. Kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit. Gradualisht është spostuar edukuimi i bazuar në vlera, në liri, në dijnitet, atdhetari me edukimin e nënshtrimit të bazuar në rregullat, në nësnhtrimin. Është vendosur një kontroll i turpshëm mbi mësuesit. Qëndrimet e tyre në mediat sociale, janë jo të pakta rastet kur ata janë pushuar apo transferuar për statuset në Facebook-un e tyre. Trajtimi i tyre material është i papranueshëm”, tha Berisha./albeu.com/