Manchester United nuk ka shkuar më shumë se barazimi në ndeshjen e parafundit të këtij viti kalendarik përballë Newcastle në shtëpinë e këtyre të fundit.
Ka qenë vendasit që kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e 7 me anësorin e talentuar, Saint-Maximin. Pjesa e parë do të mbaronte me rezultatin e ngushtë 1-0 edhe pse rastet nuk munguan nga të dyja skuadrat.
Në pjesën e dytë, “Djajtë e Kuq” do të tentonin me shumë me Rangnick që inkuadron në lojë Edinson Cavanin, por rrezikon shumë duke lënë hapsira prapa me një De Gea shpëtimtar në disa raste.
Do të ishte pikërisht Cavani autori i golit të barazimit në minutën e 71, por United nuk t’ia dali të përmbushë rezultatin me një Newcastle që ka bërë një nga ndeshjen më të mira të këtij sezoni. /albeu.com