Manchester City po i afrohet finalizimit të marrëveshjes për mesfushorin e Nottingham Forest, Elliot Anderson, ndërsa të dy klubet janë duke mbyllur hollësitë e fundit të transferimit.
Anderson, 23 vjeç, është kthyer në synimin kryesor të kampionëve të Anglisë për mesfushën, në një kohë kur klubi po mendon për periudhën pas Bernardo Silvës.
Të lidhura
None found
Bisedimet mes palëve tashmë kanë mbërritur në etapën vendimtare, pasi Nottingham Forest më herët kishte hedhur poshtë dy oferta të Manchester Cityt për lojtarin.
Për shërbimet e tij kishte interes edhe Manchester United, por preferenca e mesfushorit është një kalim te “Etihad Stadium”, duke e favorizuar Cityn në garën për ta transferuar.
Trajneri i përfaqësueses së Anglisë, Thomas Tuchel, ka bërë të ditur se lojtarët që janë pjesë e Kupës së Botës do të kenë mundësinë t’i kryejnë ekzaminimet mjekësore gjatë turneut. Kjo mund t’i hapë rrugë Andersonit që të përmbyllë procedurat e transferimit edhe gjatë kohës sa është i grumbulluar me kombëtaren.
Mesfushori pritet të ketë një peshë të rëndësishme në rindërtimin e Manchester Cityt nën drejtimin e trajnerit të ri, Enzo Maresca.
