Manchester City në kërkim të një sulmuesi “Big”, Haaland dhe Kane të preferuarit e Guardiolës

Pas largimit të Ferran Torres në Barcelonë, Pep Guardiola konfirmoi se Manchester City nuk do të nënshkruajë asnjë zëvendësues në janar, pasi Sky Blues thuhet se kanë vënë syrin te Harry Kane dhe Erling Haaland.

City bëri një përpjekje për të marrë shërbimet e Kane verën e kaluar, por Tottenham Hotspur nuk ishte i gatshëm të negocionte transferimin e tij pas Kampionatit Evropian 2020.

Sipas raporteve të ESPN, Guardiola është ende i interesuar për të sjellë Kane pasi ata janë të gatshëm të vazhdojnë me një nënshkrim për të forcuar sulmin e tyre në verë.

Manchester City bëri një ofertë 140 milionë euro për Kane, por pronari i Spurs, Daniel Levy e hodhi poshtë atë pavarësisht dëshirës së anglezit për t’u larguar nga klubi.

Çmimi i tij thuhet se është vendosur në 150 milionë paund (178 milionë euro), por City nuk duket se është i gatshëm të përmbushë kërkesat e larta të Levy. Në vend të kësaj, ata mund të bëjnë një lëvizje për Haaland, kontrata e të cilit përfshin një klauzolë lirimi prej rreth 75-80 milionë euro e cila thuhet se hyn në fuqi në verë.

Në fakt, agjenti i Haaland konfirmoi më herët në dhjetor se Manchester City është një nga pretenduesit e mundshëm për nënshkrimin e sulmuesit.

“Ai mund dhe do të ndërmarrë hapin tjetër”, tha Raiola për Sport1.

“Bayern, Real Madrid, Barcelona, ​​City, këto janë klubet e mëdha ku ai mund të shkojë. City e ka fituar kampionatin pesë herë në vitet e fundit, dukshëm më shumë se Manchester United.

Kur u transferuam te Borussia Dortmund, të gjithë e dinim se ky hap do të vinte. Ndoshta këtë verë, ndoshta verën e ardhshme. Por ka shumë mundësi që Erling të largohet këtë verë, do të shohim.

Ne do t’i tregojmë klubit se cila është ideja jonë dhe ata do të na thonë të tyren, por asnjë vendim nuk do të merret në dimër.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.12.2021 10:33