Manchester City dhe Everton fitojnë bindshëm, kalojnë në fazën tjetër të FA CUP (VIDEO)

Everton dhe Manchester City kanë fituar sot në ndeshjet e vlefshme për FA CUP.

Lampard ka arritur fitoren e parë nën drejtimin e Evertonit me rezultatin 4-1 ndaj Brentford.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 ku Mina shënoi në minutën e 31-të. Pjesa e dytë filloi me eufori nga Evertoni pasi në minutën e 48-të Richarlison dyfishon rezultatin. Në minutën e 54-të ishte Toney nga pika e bardhë e penalltisë që shënoi për miqtë golin e vetëm.

Holgate trefishon rezultatin për Evertonin në minutën e 62-të.

Në minutëne 91-të ishte Townsend i cili shënoi dhe golin e katërt për Evertonin.

Nga ana tjetër Manchester City e kishte të lehtë ndaj Fulham. City fitoi me rezultatin e thellë 4-1.

Ishte Fulham ai që shënopi i pari me anë të Carvalho, djaloshi i cili për pak do të ishte lojtari i Liverpool-it në këtë merkato të janarit.

Dy minuta më vonë Gundogan barazoi rezultatin. Ndërsa në minutën e 13-të ishte Stones ai që kaloi në avantazh ekipin e Guardiolës.

Pjesa e dytë filloi me dy gola të shpejtë nga Mahrez në minutat 53 dhe 57./h.ll/albeu.com


Shtuar 5.02.2022 17:56