Sheikët e Man.City-t kanë mposhtur bindshëm sheikët e Neëcastle United në shtëpinë e këtyre të fundit në kuadër të javës së 18 të Premier League.
Miqtë e zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 5 me qendër-mbrojtësin, Ruben Dias dhe më pas një tjetër mbrojtës, Cancelo do të dyfishonte rezultatin në të 27’ me super gol.
0-2 do të ishte rezultati i 45 minutave të para, ndërsa e dyta nis me të njëjtin ritëm si e para. “Citizens” shënojnë edhe golin e tretë në minutën e 63 me Mahrez dhe serinë e golave do ta mbyllte Sterling në mintën e 86.
Me këtë fitore City mban vendin e parë me 4 pikë më shumë se Liverpooli ndjekës i cili ka një ndeshje më pak, të cilën do ta luaj pas pak me Tottenham. Neëcastle vazhdon të qëndrojë në ujra të rrezikshëm duke u pozicionuar në vendin e parafundit, por me pikë të barabarta me vendin e fundit.
Chelsea ka ngecur në barazim pa gola përballë Ëolves në “Molineux Stadium” në kuadër të javës së 18 të Premier League.
Miqtë dominuan pjesën më të madhe të ndeshjes, por nuk ia dolën që të shënonin qoftë edhë një gol për të marrë fitoren, duke regjistruar kështu barazim e dytë radhazi në ligë.
Për “blutë” në këtë ndeshjen mungonin 3 sulmuesit kryesorë, Lukaku, Ëerner dhe Havertz. Tuchel kishte vendosur amerikanin Pulisic në majë si zgjedhje emergjente.
Pas këtij rezultati, Chelsea pozicionohet në vendin e 3 me 38 pikë, ndërsa Ëolves në vendin e 8 me 25 pikë. /albeu.com