Përmes një reagimi në ‘Facebook’, avokati i njohur Spartak Ngjela, ka dalë publikisht kundër kryeministrit Edi Rama, teksa vendi po përballet me protesta masive ku kërkohet dorëheqja e këtij të fundit.
Ngjela thekson se Rama e di veten mbret, ndërsa shtoi se rinia shqiptare nuk po e pranon kryeministrin.
Të lidhura
None found
Sipas Ngjelës, Rama nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët pasi është piktor dhe historinë dhe pushtetin politik i sheh si një pikturë abstrakte.
REAGIMI I NGJELËS:
Rama e di veten mbret.
Nuk ka faj, sepse nuk ecën me mendim politiko-filozofik, por me pasionin e pushtetit.
Por ja që Ramën nuk po e pranon rinia studentore, e cila është e ardhmja e Shqipërisë.
Po Edi Rama, a ka lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët?
Jo, nuk ka asnjë lidhje.
Ai është piktor, dhe historinë dhe pushtetin politik i sheh si një pikturë abstrakte.
Por, çfarë do të bëjë si kryeministër?
Asgjë.
Shqipëria po ecën vetë.
Kryeministrat kanë korrupsionin dhe gëzimin ̂ e pushtetit, domethënë kënaqësinë e urdhërit dhe nënshtrimin e të tjerëve.
Por, çfarë do të bëjë Rama?
Asgjë.
Sepse tani dihet që asgjëja ka një shekull që po e drejton Shqipërinë; prandaj ne shqiptarët gjithmonë kemi ecur:
Nga asgjëja në asgjë – nëpërmjet korrupsionit; ose nga asgjëja në diçka – me anë të komunizmit.
Sepse ne po jetojmë me ato që ndërtoi komunizmi, por që ́në vitet 1992 – 1996 shumicën e tyre e shkatërroi Partia Demokratike (Saliu) – domethënë Beogradi.
Po tani?
Tani po pritet: A do ta lejojë Ramën Franca që ky ta zhvillojë Shqipërinë?!!
Po shqiptarët, ende do vijojnë t’i durojnë këta antishqiptarë në drejtimin e Shqipërisë?

