Manchester City ka shfrytëzuar humbjen e Chelsea në derbin kundër West Ham dhe ka marrë vendin e parë në Premier League. Kampionët në fuqi fituan ndaj Watford me rezultatin 3-1 dhe sërish Bernardo Silva ishte protagonist.
City realizoi që në minutën e katërt me Sterling, kurse pas gjysmë ore lojë Bernardo Silva shënoi golin e dytë. Mesfushori portugez, i cili po kalon një moment të mirë, i çoi shifrat në 0-3 në pjesën e dytë.
Watford u zgjua vonë, teksa realizoi me Cucho në minutën e 74-t. Gjithsesi Manchester City nuk lejoi ndonjë surprizë dhe mori pikët e plota dhe tani numëron 35 në tabelë, një më shumë se Liverpool i vendit të dytë.