Të hënën Chelsea do të jetë zyrtarisht amerikan. Një natë më parë, klubi bëri të ditur se në fillim të javës do të përfundojë kalimi në fondin Clearlake Capital. Të hënë, ose gjatë ditëve në vazhdim, mendohet se avokati i besuar i Lukakut do të takohet me Interin me kërkesën e shprehur nga sulmuesi belg, i cili dëshiron të paktën të huazohet tek Interi, madje ka pranuar se do të ishte i gatshëm të përgjysmonte edhe pagën e tij.
Interi ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me Lukakun, por sigurisht që zikaltërit do të dëshironin ta kishin përsëri në ekip, pasi Romelu e tregoi më së miri për dy vite në Serie A.
Interi prioritet për këtë merkato vere ka Dybalan dhe Mkhitaryan, ndërsa propozimet e Lukakut momentalisht thjesht po i dëgjon me vëmendje, ku ndoshta edhe mund të pranojnë ndonjë huazim për një sezon. Dhe nëse Dybala do të vishel zikaltër, një treshe sulmu Lautaro-Lukaku-Dybala do të ishte shumë e rrezikshme për kundërshtarët./ h.ll/albeu.com