Lukaku: CR7 është një nga tre futbollistët më të mirë në histori

Ish-sulmuesi zikaltër, Romelu Lukaku, është shprehur i lumtur dhe i privilegjuar që u zgjodh lojtari më i mirë i  Serie A për sezonin 20/21.

Lojtarët e kampionatit italian e kanë votuar Lukakub si futbollisitin më të mirë të sezonit të kaluar, ku zikaltërit fituan edhe Serie A. Conte u shpall trajneri më i mirë, Barella mesfushori më i mirë dhe Interi klubi më i mirë.

“Interi gjithmonë na mbështeste dhe njësoj vepruan edhe tifozët, të cilët dua t’i falënderoj”, ka thënë Lukaku për “AIC”.

“Të jesh para Cristiano Ronaldos është diçka që nuk ndodh secilën ditë. Për mua, është njëri prej tre futbollistëve më të mirë në historinë e futbollit. Ai po ashtu më solli mua në një nivel tjetër, sepse bën gjëra të madha”.

“Jam shumë i gëzuar që jam përfshirë në njëmbëdhjetëshin më të mirë të Serie A për sezonin e kaluar. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që më kanë votuar dhe skuadra më ndihmoi shumë, trajneri, si edhe stafi. Ishte arritje ekipore dhe është një nder që jam në njëmbëdhjetëshin më të mirë”.

“Është një nder që jam shpallur lojtari më i mirë i sezonit. Është diçka që nuk do ta kisha arritur pa ndihmën e skuadrës. Ata më ndihmuan të arrij gjëra të mëdha”, ka deklaruar belgu./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.03.2022 21:59