Japonia ka fituar sot me rezultatin 2-1 ndaj Spanjës, duke përmbysur gjithçka në pak minuta ndaj iberikëve.
Kjo humbje, edhe pse kanë mundur të kualifikohen, ka bërë që Luis Enrique të sillet si i tërbuar me lojtarët e tij.
Skuadra është mbyllur në dhomat e zhveshjes, ku trajneri spanjoll thuhet se ka nisur të debatojë me lojtarët.
Tuttomercatoweb shkruan se Enrique nuk ka dashur aspak të humbasë ndaj Japonisë dhe është i revoltuar me skuadrën e tij./ h.ll/albeu.com