Sipas gazetarit Santi Ovalle në “Cadena SER”, Liverpool është i gatshëm të shesë Luis Diaz gjatë merkatos së verës për një shumë rreth 80 milionë euro (70 milionë paund).
Anësori kolumbian, 28 vjeç, thuhet se ka një marrëveshje me klubin për t’u larguar nëse mbërrin një ofertë e kënaqshme.
“Të Kuqtë” janë të vetëdijshëm për dëshirën e lojtarit për të nisur një aventurë të re, pasi kjo u është komunikuar edhe nga përfaqësuesit e tij.
Interesi për Diaz është konkret, sidomos nga Arabia Saudite, ku skuadra si Al-Nassr janë të vendosura të sigurojnë shërbimet e tij.