Roma është pranë kompletimit të marrëveshjes me mbrojtësin e Arsenalit, Maitland-Niles.
Sidoqoftë mediat në Itali raportojnë se romakët kanë dhe opsione të tjera për krahun e mbrojtjes.
Një nga lojtarët që mund të kërkohet nga Jose Mourinho është mbrojtësi i djathtë i Kosovës dhe lojtari i Torinos, Mërgim Vojvoda.
Sipas raportimeve, klubi nga kryeqyteti po ndjek me interes Vojvodën i cili është kthyer nën Juric dhe po luan vazhdimisht.
26-vjeçari është paraqitur 12 herë në Serie A për Torinon këtë sezon, duke luajtur në total 621 minuta.