“Luajmë për çdo pikë të mundshme”, Sylvinho: Stadiumet do jenë kuqezi, nder i madh që jam me Shqipërinë këtu

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e parë të Euro 2024 përballë Italisë, në orën 21:00 në Dortmund. Emocionet janë të mëdha, të gjithë presim me padurim debutimin e kuqezinjve teksa tifozët kanë nisur marshimet në rrugët e Gjermanisë.

Trajneri Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti u paraqitën në konferencën zyrtare në prag të sfidës. Pas fjalës së mbrojtësit, Sylvinho iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për gjendjen e skuadrës, objektivat e të gjithë rrugëtimin e kuqezinjve.

“Para së gjithash jam i gëzuar që jam këtu, kemi patur një garë të vështirë kualifikuese. Ka qenë jo e lehtë dhe është nder i madh të jem me Shqipërinë në Euro 2024. Më vjen keq që kapiteni u largua në 2016 dhe është fantastike që tani është këtu, pjesë e skuadrës si kapiten. E meriton. Na përfaqëson shumë mirë.

Grupi është shumë i vështirë, e dimë kompeticionin që na pret. Vijmë për të garuar, për të luftuar për çdo pikë për të patur një kampionat të mrekullueshëm. Pas stërvitjeve do të vendosim 2 apo 3 emra, por 11-shja është e gatshme.

Kemi aq shumë shqiptarë nëpër botë, e dimë që ka shumë në Gjermani, Itali, Zvicër, gjithandej. Është përgjegjësi shumë e madhe të përfaqësojmë këta njerëz të mrekullueshëm. Do të jetë më mirë në një stadium të tejmbushur kuqezi.

Premtoj që nuk kam folur me Alberton për 6 muajt e fundit. Ka bërë mirë duke fituar kampionatin europian në vitin 2022. E njoh prej 20 vitesh dhe ka ndryshim të madh mes Italisë asaj kohe e kësaj tani. Italia është një skuadër e nivelit më të lartë, lojtarë të mrekullueshëm me të gjitha cilësitë. Trajneri i mrekullueshëm, Mancini, Spalleti kanë shumë eksperiencë dhe jan Top skuadër. Kur del në fushë del për të fituar kompeticionin. Por, ne do të bëjmë më të mirën që mundemi dhe duam të nxjerrim pikë.

Ju më njihni shumë mirë, kemi biseduar. Pas ndeshjes me Moldavinë ku siguruam biletën tonë, tani 6 muaj më vonë ndjenjat janë të njëjta. Skuadra është shumë e motivuar. Djemtë janë gati dhe do të jetë një ditë e mrekullueshme për të përfaqësuar vendin. Do të jetë dita me më shumë emocione. Do të bëjmë më të mirën që mundemi.

Çfarë loje pres nga Italia? Mendoj që në bazë të asaj që kemi parë, ata mund të adaptohem me disa formacione. Kanë lojtarë që ua mundësojnë të ndryshojnë lojën. E vështirë që të thyhen. Nëse flasim në tërësi, Italia është e fortë edhe nëse luan në mbrojtje. E mbajnë topin mirë, pozicionohen, vrapojnë. Ne ende kemi edhe 1 stërvitje dhe duhet të vendosim pikat e fundit.

E dimë çfarë gare është, i dimë kundërshtarët sa të mëdhenj janë. Në 2018 ne filluam Botërorin me Brazilin dhe ishim të barabartë ndaj Zvicrës, të gjithë japin maksimumin. Kur fiton një ndeshje, ai favoriti më pas ka vështirësi. Kemi presion, por kemi ardhur për të garuar. Presioni është më pak për ne pasi kundërshtarët nuk mund t’ia lejojnë vetes hapin fals. Ne do të luftojmë për secilën pikë. Do të shohim, gara është shumë e vështirë. Çdo gjë ndodh në një ndeshje futbolli.

I kemi studiuar kundërshtarët dhe jemi përqëndruar te Italia më shumë. Në javën e fundit kemi punuar 6 apo 8 ditë që është një cikël i rëndësishëm në futboll për të krijuar një strategji. 3-4 ditë më pas për ndeshjet e tjera. Për Italinë jemi përgatitur dhe duam të dalim mirë.

Sa i përket nivelit, lojtarët janë gati. Fizikisht jo. Kur një lojtar vjen me shumë ndeshje të luajtura është mirë. Ata kanë bërë një punë shumë të mirë. Asllani, Broja duken shumë mirë edhe pse s’kanë luajtur aq shumë. Sa më tepër që luan aq më mirë është, por lojtarët e mi duken shumë shumë mirë fizikisht.

Mitaj dhe Daku mund të përmirësojnë ekipin edhe pse luajnë në Rusi apo duhet të luajnë në një ligë më të madhe?
Janë dy lojtarë të mëdhenj, të mrekullueshëm. Do flas për Dakun, është shumë i mirë. Mund të përmirësohen në ligën ruse, është e vështirë fizikisht dhe sfiduese. Ata mund të forcohen si lotjarë të fuqishëm me mentalitet të duhur si Mitaj. Ai ka qenë mbrojtës i majtë siç unë isha dikur. Është i ri, e dua dhe e kam sjell 19 vjec këtu. E kam parë që mund të ndihmojë këtë Kombëtare. Ka bërë vetëm 10 ndeshje. Më pëlqejnë që të dy dhe mund të përmirësohen kudo”, tha Sylvinho.


Shtuar 14.06.2024 18:33