Zbulohet arsyeja pse Mbappe, Vinicius dhe Konate fshehën mesazhin e solidaritetit për Ceutën

Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe Ibrahima Konate janë kritikuar në Spanjë për vendimin e tyre që të mos e ekspozonin të plotë fanellën e Real Madridit me mesazhin në mbështetje të banorëve të Ceutës.

Të lidhura

None found

Gjatë hyrjes në fushë në fitoren 3-2 kundër Elches të martën, tre futbollistët i mbajtën fanellat të ngritura, duke mbuluar mbishkrimin “todos somos Caballas” (“të gjithë jemi Caballas”). Vetëm pak çaste më vonë, ata i hoqën fanellat.

El Mundo raporton se lojtarët e kishin interpretuar këtë mesazh si politik dhe nuk dëshironin që emrat e tyre të lidheshin me ndonjë ideologji apo pozicion politik.

Në vendimin e tyre thuhet se ndikoi edhe reagimi negativ me të cilin ishte përballur sulmuesi i Real Betisit, Abde, pasi kishte veshur një fanellë të ngjashme. Reprezentuesi maroken ishte bërë objekt i një vale kritikash dhe sulmesh në internet.

Sipas të njëjtit raportim, Mbappe i kalon shpesh pushimet në Marok, kurse Vinicius e kishte vizituar këtë shtet në vitin 2024 në cilësinë e ambasadorit të UNESCO-s.

Për rrjedhojë, dy futbollistët dhe Konate dyshohet se druheshin se përfshirja në një temë politike mund të nxiste polemika dhe të ndikonte negativisht në raportet e tyre me autoritetet marokene.

Kjo nismë nuk ishte ndërmarrë nga Real Madridi, por nga një grup sipërmarrësish me prejardhje nga Valencia. Raportohet se klubi madrilen e ka pranuar dhe respektuar zgjedhjen e lojtarëve.

Pavarësisht kësaj, gjesti i treshes ka nxitur reagime të shumta dhe kritika në Spanjë.


sultanbeyli escortparla iptvBetparkPusulabetPusulabetCratosroyalbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkgooglebahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobetzbahis