Hansi Flick i doli publikisht në krah Wojciech Szczesnyt, pavarësisht gabimit të portierit polak në golin e dytë të Racing Santanderit gjatë triumfit 7-2 të Barcelonës në “Spotify Camp Nou”.
Të lidhura
None found
Szczesny hyri në lojë pas pushimit në vend të Joan Garcías, i cili nuk mundi ta vazhdonte ndeshjen për shkak të shqetësimeve në gju.
Gjatë pjesës së dytë, polaku u gjend në vështirësi teksa përpiqej ta largonte topin. Ai tentoi ta kalonte Zabirin me driblim, por sulmuesi i Racingut ia mori topin dhe realizoi golin e rezultatit 4-2.
Trajneri i Barcelonës nuk e dramatizoi episodin dhe konfirmoi mbështetjen e tij për portierin.
“Ai bëri një gabim, po, por të gjithë bëjmë gabime. Është normale në jetë, këto gjëra ndodhin”, u shpreh tekniku gjerman në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit.
Flick theksoi gjithashtu se kjo gafë nuk do ta ndryshojë rolin e Szczesnyt brenda skuadrës.
“Szczesny do të mbetet portieri ynë i dytë. Herën tjetër do të bëjë më mirë. Ky është futbolli”, shtoi ai.
Duke folur për Joan Garcían, trajneri katalunas bëri të ditur se portieri do t’u nënshtrohet kontrolleve të tjera, përmes të cilave do të përcaktohet saktësisht shkalla e shqetësimit në gju.
Megjithatë, Flick shpreson që García të rikuperohet në kohë dhe të jetë në dispozicion për sfidën e ardhshme të La Ligës kundër Sevillas.
